Drejtoria Doganore: Sekuestrohen cigare, marihuanë suplemente, parfume dhe alkool
- Gjithsej 40 kuti me cigare, pesë gramë marihuanë, 2.700 qese me suplemente, 17 parfume, 7.500 euro, 600 paketime me qepalla artificialë, 35 litra pije alkoolike dhe mallra të tjerë të ndryshme, janë konfiskuar gjatë ditëve të fundit, në rastet e zbulimit të veprave penale, me ç'rast kundër autorëve është ngritur procedurë adekuate, njoftuan pasdite nga Drejtoria Doganore.
- Post By Sara Ademi
- 13:48, 25 shtator, 2025
Shkup, 25 shtator 2025 (MIA) - Gjithsej 40 kuti me cigare, pesë gramë marihuanë, 2.700 qese me suplemente, 17 parfume, 7.500 euro, 600 paketime me qepalla artificialë, 35 litra pije alkoolike dhe mallra të tjerë të ndryshme, janë konfiskuar gjatë ditëve të fundit, në rastet e zbulimit të veprave penale, me ç'rast kundër autorëve është ngritur procedurë adekuate, njoftuan pasdite nga Drejtoria Doganore.
"Pjesa më e madhe e rasteve janë zbuluar nga ekipet mobile, të cilat gjatë kontrolleve, të kryera në vendkalimet kufitare dhe brenda vendit, zbuluan dhe parandaluan disa vepra penale. Gjithsej 40 kuti me cigare dhe 17 parfumë janë gjetur në Stacionin ndërurban të autobusëve-Shkup gjatë kontrollit të një autobusi me targa turke, që ka qarkulluar në linjën e rregullt Stamboll-Gostivar. Produktet e padeklaruara u gjetën në disa vende brenda autobusit - sirtari mbi shoferin, pas sediljes së shoferit, në sirtarin mbi shkallët e përparme, nën dhe mbi sediljet e parafundit dhe në zonën e pushimit të shoferit", thuhet në kumtesë.

Pesë gramë drogë narkotike marihuanë u zbuluan gjatë një kontrolli të një furgoni kampingu me targa zvicerane, me të cilin një shtetas francez aplikoi për hyrje në vend në pikën kufitare "Bllacë".
"Gjatë kontrollit të një shoferi autobusi në pikën kufitare Tabanoc, u zbuluan 9.500 euro të padeklaruara. Personit, shtetas i Maqedonisë, iu kthyen dy mijë euro në përputhje me rregulloret ligjore, ndërsa 7.500 eurot e mbetura u sekuestruan", thuhet në kumtesë.
Në një rast tjetër në pikën kufitare "Tabanoc", një ekip mobil, gjatë inspektimit të një kamioni me skaner, zbuloi mallra të ndryshme që nuk ishin deklaruar, duke përfshirë pajisje për rregullimin e shtëpisë.
"Gjatë kontrollit të një minibusi që po hynte në vend në pikën kufitare "Bllacë", u zbuluan deri në 2.700 qese me suplemente "Arabesca genitals" dhe "Arabesca slim mix", të cilat ishin fshehur në vende të ndryshme në automjet. Shoferi i minibusit deklaroi se malli i gjetur ishte një dërgesë që duhej t'ia dorëzonte një personi në Shkup", shtohet në kumtesë.
Gjithsej 600 pako me qepallë artificialë u gjetën gjatë një kontrolli të çantave të udhëtimit të një shtetase italiane, e cila mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me një fluturim nga Roma.

"Gjatë kontrollit të mallrave me origjinë nga Turqia, të destinuara për një kompani nga Gostivari, të deklaruara për doganim importi në degën doganore Shkup 4, u sekuestruan 120 palë çorape me marka tregtare të mbrojtura për shkak të dyshimit të bazuar se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale", thuhet në kumtesë.
Në rastet tjera sërish, nëpunësit doganor në pikat kufitare "Dojran" dhe "Tabanoc", kanë zbuluar vepra kundërvajtëse me ç'rast janë sekuestruar një pompë e përdorur, 35 litra pije alkoolike, 117 copër veshje, si dhe mallra tjerë të ndryshëm. sa/
Foto: Drejtoria Doganore