Drejtoria Doganore: Sekuestrohen 50.600 euro të padeklaruara në Aeroportin e Shkupit
- Sekuestrohen 50.600 euro të cilat pasagjeri në hyrje të shtetit në njësinë doganore të Aeroportit Shkup nuk i ka paraqitur te nëpunësit doganorë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:56, 7 dhjetor, 2023

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Sekuestrohen 50.600 euro të cilat pasagjeri në hyrje të shtetit në njësinë doganore të Aeroportit Shkup nuk i ka paraqitur te nëpunësit doganorë.
"Pasagjeri i cili udhëtonte nga Stambolli, në hyrje ka vendosur të kalonte në një kanal të gjelbër ku kalojnë njerëzit që nuk kanë asgjë për të deklaruar. Nëpunësit doganorë e kanë përzgjedhur për kontroll, dhe në bagazhin e tij personal janë gjetur deviza në vlerë prej 60.600 euro", shpjegojnë nga Kabineti i drejtorit të Drejtorisë Doganore.
Sipas Ligjit për punë devizore, pasagjerit i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër me aktvendim gjyqësor i janë marrë personit.
Foto: Drejtoria Doganore