• e hënë, 23 dhjetor 2024

Drejtoria doganore: Janë sekuestruar 4,8 kilogramë ari gjatë hyrjes në VK Bogorodicë

Drejtoria doganore: Janë sekuestruar 4,8 kilogramë ari gjatë hyrjes në VK Bogorodicë

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Nëpunësit doganorë kanë sekuestruar 4,8 kilogramë flori me vlerë prej 20,4 milionë denarë, pas kontrollit të një autobusi në vendkalimin kufitar Bogorodicë gjatë hyrjes në vend.

Siç njoftoi Drejtoria doganore, nëpunësit doganorë në vendkallimin kufitar Bogorodicë kanë selektruar një autobus, i cili ka qarkulluar në linjën Stamboll-Gostivar, me ç'rast është kryer kontrollim i plotë.

Në pjesën e bagazheve u gjet një çantë e zezë, në të cilën u zbulua flori me peshë 4.8 kilogramë në nëntë pako të mbështjella me plasmasë. Shoferi i cili fillimisht deklaroi se nuk kishte asgjë për të raportuar pasi zbuloi arin konfirmoi se çanta ishte e tij.

"Doganierët tanë kujdesen për transportin e shpejtë të tregtisë legale, por në të njëjtën kohë mbrojnë të ardhurat e shtetit duke parandaluar kontrabandën dhe krimin. Me këtë rast është parandaluar shmangia e pagesës së tatimit në vlerë prej 5 milionë denarëve", thuhet në njoftimin e Drejtorisë doganore.

Rasti, siç thonë nga Drejtoria doganore është ndërmarrë nga ana e inspektorëve të Departamentit për hetime pranë Sektorit për kontroll dhe ka dërguar hetime, me ç'rast kundër shoferit do të ngrihet kallëzim penal deri te Prokuroria themelore publike Gjevgjeli. Ari konform ligjit do të dorëzohet në Bankën Popullore. mb/

Foto: Drejtoria doganore

QËNDRONI TË LIDHUR