• e hënë, 23 dhjetor 2024

Drejtoria doganore: Janë sekuestruar 248 gramë ari që dy udhëtarë janë përpjekur ilegalisht ta nxjerrin nga shteti

Drejtoria doganore: Janë sekuestruar 248 gramë ari që dy udhëtarë janë përpjekur ilegalisht ta nxjerrin nga shteti

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc janë skuestruar 248 gramë ari, me vlerë të përcaktuar prej rreth 12 mijë eurove që dy bashkëudhëtarë në përpjekje që ta fshehin kanë planifikuar ta nxjerrin jashtë shtetit pa e paraqitur tek organet doganore.

"Udhëtarët, të cilët kanë udhëtuar me furgon në dalje të Tabanocit nhga ana e një ekipi Mobil të Sektorit për kontroll dhe kërkime janë selektuar për kontrollë të detajuar, me ç'rast tek të dy janë gjetur copëza ari. Njëri nga udhëtarët në qafë ka mbajtur një lidhëse të zezë dhe një zinxhir në të cilin ishin ngjitur dy grumbuj bizhuteri me peshë prej 201,82 gram të cilat ishin mbështjellë me shirit krep. Udhëtari tjetër në qafë mbante një zinxhir në të cilin ishin ngjitur një tufë unaza me peshë 46,48 gram", njoftoi sot Drejtoria doganore.

Malli, siç thuhet në njoftim, është konfiskuar përkohësisht dhe kundër tyre do të caktohet kallëzim përkatës, me ç'rast njëri nga udhëtarët do të akuzohet për kallëzim penal dhe tjetri për kundërvajtje.

Drejtoria doganore, në kuadër të kompetencave të saj, merr masa për të shtypur kontrabandën dhe ekonominë gri. mb/

Foto: Drejtoria doganore

QËNDRONI TË LIDHUR