Drejtoria Doganore: Bashkëpunimi me komunitetin afarist nënkupton vazhdimësi dhe përkushtim
- Konsultimet e rregullta me komunitetin e biznesit janë të rëndësishme për shkëmbimin e mendimeve të ndërsjella, ndërsa me qëllim të suksesit të aktiviteteve që i zbaton Drejtoria Doganore, si dhe arritjet e rezultateve më të mira, theksoi drejtori i Drejtorisë Boban Nikollovski në takimin e sotëm me anëtarët e Trupit Këshilldhënës.
- Post By Sara Ademi
- 15:38, 18 shkurt, 2025

Shkup, 18 shkurt 2026 (MIA) - Konsultimet e rregullta me komunitetin e biznesit janë të rëndësishme për shkëmbimin e mendimeve të ndërsjella, ndërsa me qëllim të suksesit të aktiviteteve që i zbaton Drejtoria Doganore, si dhe arritjet e rezultateve më të mira, theksoi drejtori i Drejtorisë Boban Nikollovski në takimin e sotëm me anëtarët e Trupit Këshilldhënës.
Siç njofton Drejtoria doganore, pas riaktivizimit të Trupit Këshilldhënës, në të cilin përveç Drejtorisë Doganore përfshihen Odat Ekonomike, asociacionet dhe shoqatat, sot është mbajtur mbledhja e dytë, në të cilën të pranishmit kanë miratuar Rregulloren e re të Punës, e cila ka për qëllim promovimin e koordinimit të ndërsjellë dhe një qasje sistematike për çështjet e përbashkëta të lidhura me procedurat doganore.
"Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit u prezantuan edhe me aktivitetet kyçe të Strategjisë së miratuar për zhvillimin e Drejtorisë Doganore dhe Planit të Veprimit për vitin 2025-2027 përmes projekteve të shumta në kuadër të prioriteteve strategjike, të cilat mbështesin proceset reformuese që synojnë lehtësimin e tregtisë dhe menaxhimin e pikave kufitare", thuhet në kumtesë.
Gjatë takimit, anëtarët e Trupit Këshilldhënës përshëndetën zbatimin dhe vënien në punë me sukses të sistemit të ri të transitit NCTS Faza 5, i cili është plotësisht në përputhje me funksionalitetet sipas kërkesave të reja ligjore të Konventës për Procedurën e Përbashkët të Tranzitit.
Drejtori Nikollovski përshëndeti diskutimin e suksesshëm dhe konstruktiv, në të cilin të gjithë anëtarët e Trupit Këshilldhënës konstatuan se bashkëpunimi në nivel operativ do të vazhdojë për të gjitha çështjet e hapura nga operatorët ekonomikë që kanë të bëjnë me punën doganore. sa/
foto: Drejtoria Doganore