• e hënë, 08 korrik 2024

Drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjikale kërkon zgjerim të objektit për salla të operacionit

Drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjikale kërkon zgjerim të objektit për salla të operacionit

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjikale, Luben Arsenkov, ka kërkuar sot zgjerimin e spitalit për pesë salla të reja për operacione, me çka do të rritet funksionaliteti dhe do të lehtësohen sallat ekzistuese të operacionit.

Gjatë promovimit të sotëm të pajisjeve të reja në Spital në prani të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, Arsenkov përmes një video-animacioni tregoi se si do të dukej zgjerimi.

"Bëhet fjalë për një zgjatim në pjesën e parkingut, i cili do të lidhej me vetë objektin me një kalim të nxehtë. Kalimi i nxehtë do të shërbente si tendë, e cila aktualisht mungon. Për të ruajtur disi momentet ekologjike, do të përfundonim me një “ruftop kopsht” sipër. Vizualisht, duket shumë bukur, megjithatë, ka kaq shumë funksionalitet nëse do ta bëni këtë. Pesë salla për operacion me të gjitha standardet botërore janë shpëtim për kirurgjinë e vendit tonë, tha Arsenkov, duke shtuar se tani të gjitha sallat anë të mbingarkuara.

Objekti, siç tregoi, është i vjetër 93 vite.

"Ka një problem të vogël, për të cilin besoj se do të kujdeset ministri. Qendra e konservimit nuk na lejon ta bashkojmë këtë me ndërtesën, sepse mbrohet si objekt arkitektonik", tha Arsenkov.

Ministri Mexhiti paralajmëroi takim për këtë ide javën e ardhshme.

!Më pëlqeu shumë. Për këto pesë salla për operacion, tani po shikoj videon para jush. Drejtorët do të vijnë javën e ardhshme për bisedë, do të sjellin gjithçka që kanë në mendje si ide", tha Mexhiti.

Çdo vit në këtë spital trajtohen rreth 120 mijë pacientë. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR