• e martë, 05 nëntor 2024

Drejtori i FBI-së pretendon se hakerë kinezë po përgatiten që ta sulmojnë infrastrukturën e SHBA-së

Drejtori i FBI-së pretendon se hakerë kinezë po përgatiten që ta sulmojnë infrastrukturën e SHBA-së

Uashington, 19 prill 2024 (MIA) - Drejtori i FBI-së Kristofor Rej mbrëmë deklaroi se hakerat e lidhur me Qeverinë kineze kanë hyrë në infrastrukturën kritike të SHBA-së dhe po presin "momentin e duhur për të dhënë një goditje shkatërruese".

Fushata e vazhdueshme kineze e krimit kibernetik i njohur si "Voltov tajfun", ka arrit të ketë qasje me sukses kompani të panumërta amerikane në telekomunikacionit, energjisë, shërbimet komunale dhe sektorë të tjerë kritikë me 23 operatorë të gazsjellësit, thekson Rej.

Duke folur në një ngjarje në Universitetin Vanderbilt i përkushtuar në mbrojtje, shefi i FBI-së tha se Kina po zhvillon "aftësinë për të bërë fizikisht kaos në infrastrukturën tonë kritike sa herë që dëshiron". "Ajo planifikon të godasë në infrastrukturën civile në përpjekje për të shkaktuar panik", shtoi ai.

Rej tha se është e vështirë të përcaktohen qëllimet e veprimeve të Kinës në hapësirën kibernetike, por ato ishin në përputhje me qëllimin më të gjerë të Pekinit për të penguar SHBA-në në mbrojtjen e Tajvanit. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR