Drejtori i Drejtorisë Doganore, Nikolloski nga Tirana: I avancojmë kapacitetet për përgjigje të shpejtë të njësiteve në aeroportet ndërkombëtare dhe kapjen e kriminelëve
- Përforcohen kapacitetet dhe kompetencat e Njësitit ndërinstitucinal kufitar të nëpunëvs doganorë dhe policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, me ç'rast njësiti do të veporojë edhe në Aeroportin e Ohrit. Lufta me krimin e organizuar kërkon përgjigje të shpejtë dhe efikase të njësiteve në aeroportet ndërkomëtare në Evropën Juglindore. Ne duhet të kundërpërgjigjemi më fuqishëm dhe me forca të bashkuara ndaj çdo tentative për krim.
Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Përforcohen kapacitetet dhe kompetencat e Njësitit ndërinstitucinal kufitar të nëpunëvs doganorë dhe policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, me ç'rast njësiti do të veporojë edhe në Aeroportin e Ohrit. Lufta me krimin e organizuar kërkon përgjigje të shpejtë dhe efikase të njësiteve në aeroportet ndërkomëtare në Evropën Juglindore. Ne duhet të kundërpërgjigjemi më fuqishëm dhe me forca të bashkuara ndaj çdo tentative për krim.
Këtë e ka theksuar drejtori i Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski në takimin e parë rajonal të Komitetit drejtues të për Faza 2 në "Programin për promovimin e sundimit të drejtësisë dhe qeverisjes së mirë, përmes zbatimit të masave për kontroll kufitar në porte dhe aeroporte për Evropën Juglindore", si aktivitet i përbashkët i BE-së dhe Zyrës së KB-së për drogë dhe krim, që po mbahet në Tiranë.
Siç njoftuan sot nga Drejtori Doganore, në takimin rajonal në Tiranë ka marrë pjesë edhe zëvendësdrejtori Garip Kaba.
Në këtë takim të parë rajonal, të organizuar nën kujdesin e BE-së, SCO, UNODC, morën pjesë drejtorët e Drejtorive Doganore dhe të Policisë Kufitare të vendeve të Evropës Juglindore, përfaqësues të Komisionit Evropian, Zyrës së OKB-së për drogën dhe krimin dhe të Organizatës Botërore Doganore.
Qëllimi i Programit të BE-së dhe Zyrës së OKB-së është shtypja e krimit të organizuar dhe kontrabandës së substancave të ndaluara, si dhe parandalimi i terrorizmit përmes një reagimi efektiv dhe të koordinuar të punonjësve të doganave dhe policisë, përmes krijimit të njësive të kalimit kufitar në aeroportet dhe portet ndërkombëtare në Evropën Juglindore. mb/
Foto: Drejtoria Doganore