• e hënë, 23 dhjetor 2024

Drejtori i CIA-s paralajmëron se Ukraina mund ta humb luftën deri në fund të vitit nëse Kongresi nuk miraton ndihmën për të

Drejtori i CIA-s paralajmëron se Ukraina mund ta humb luftën deri në fund të vitit nëse Kongresi nuk miraton ndihmën për të

Uashington, 19 prill 2024 (MIA) - Drejtori i Agjencisë qendrore të inteligjencës amerikane (CIA), Uilliam Barns ka paralajmëruar anëtarët e Kongresit amerikan se Ukraina mund të mposhtet deri në fund të këtij viti, nëse ndihma për këtë vend nuk miratohet menjëherë, shkruan “Politiko”.

Duke folur në një ngjarje në Qendrën presidenciale Xhorxh V. Bush, Barns u bëri thirrje deputetëve ta miratojnë ligjin me çka miliarda do të shkonin në përpjekjet e Ukrainës për luftë.

Por nëse ligji nuk miratohet në Kongres, "fotografia është shumë më e tmerrshme", tha ai. "Ekziston një rrezik shumë real që ukrainasit të humbin fushën e betejës deri në fund të vitit 2024, ose të paktën ta vendosin (presidentin rus Vlladimir) Putin në një pozicion ku ai në thelb mund të diktojë kushtet e një zgjidhje politike."

Sipas “Politiko” ky është ndoshta paralajmërimi më i fuqishëm i një zyrtari të lartë të administratës amerikane deri tani në lidhje me luftën. Deklarata vjen pasi përfaqësuesit zyrtar në Kiev paralajmërojnë se ofensiva e ardhshme ruse këtë verë - e cila do të sillte valë masive trupash që do të sulmojnë Ukrainën - mund të mposhtin trupat e Kievit që luftojnë për territorin e tyre.

foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR