Drejtori i BSP-së Janev në terren me policinë në Koçan dhe Berovë
- Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike Aleksandar Janev sot ishte në terren me kolegët e tij dhe disa nga drejtuesit që patrullojnë dhe kryejnë detyrat e tyre çdo ditë në Koçan. Drejtori u informua për aktivitetet e përditshme të policisë dhe punën e saj me komunitetin.
- Post By Fami Bajrami
- 10:49, 14 gusht, 2025
Shkup, 14 gusht 2025 (MIA)- Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike Aleksandar Janev sot ishte në terren me kolegët e tij dhe disa nga drejtuesit që patrullojnë dhe kryejnë detyrat e tyre çdo ditë në Koçan. Drejtori u informua për aktivitetet e përditshme të policisë dhe punën e saj me komunitetin.
"Unë vazhdimisht u ofroj mbështetjen dhe njohuritë e mia personale udhëheqësisë dhe kolegëve të NJPB të Koçanit. Çdo ditë, nëpunës policorë nga qytete dhe rajone të tjera janë të angazhuar për të ndihmuar kolegët në Koçan - së bashku për të ofruar siguri dhe për të rivendosur besimin e komunitetit në polici. Qëllimi ynë është të ndërtojmë vlera të unitetit, transparencës dhe afërsisë, sepse vetëm me forca të bashkuara mund të ecim përpara, të ndërtojmë sistemin dhe të investojmë në sigurinë kolektive", theksoi Drejtori i Byrosë së sigurisë publike.

Drejtori Janev ishte sot në terren me kolegët e tij në NJPB të Berovës, ku së bashku me udhëheqësinë dhe nëpunësit policorë u analizua situata aktuale, sfidat me të cilat përballet policia dhe mënyrat dhe metodat e trajtimit të tyre.

"Mesazhi është i qartë dhe i pakundërshtueshëm - nuk do të lejojmë që krimi dhe individët që prishin qetësinë të shkatërrojnë unitetin dhe besimin që ndërtojmë me punë të palodhur dhe shërbim të ndershëm", tha drejtori i BSP-së Janev.
Foto: MPB