Drejtori i BSP-së, Janev në një takim strategjik rajonal në Tiranë
- Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Aleksandar Janev, sot në Tiranë mori pjesë në takimin strategjik rajonal, të organizuar dhe mbështetur nga agjencitë për zbatimin e ligjit të Mbretërisë së Bashkuar.
Tiranë, 19 nëntor 2025 (MIA) - Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Aleksandar Janev, sot në Tiranë mori pjesë në takimin strategjik rajonal, të organizuar dhe mbështetur nga agjencitë për zbatimin e ligjit të Mbretërisë së Bashkuar.
"Fokusi i takimit ishte përballja me sfidat që lidhen me migracionin e paligjshëm, krimin ndërkufitar, aktivitetet e grupeve të organizuara transnacionale dhe flukset e paligjshme financiare - fusha që përfaqësojnë faktorë kyç për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit", publikoi MPB-ja e Shqipërisë.
Janev theksoi se sigurimi i sigurisë për çdo qytetar, pavarësisht se ku qëndron ose lëviz në rajon, është një përparësi kryesore.

"Duhet të shmangim burokracinë dhe të gjejmë mënyra për bashkëpunim të mirë dhe një vizion të përbashkët, për ta bërë këtë rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm. Duhet t'i qasemi çështjes së emigracionit të paligjshëm nga një këndvështrim analitik, të punojmë së bashku dhe të parandalojmë këtë aktivitet kriminal. Jemi këtu për të ndarë përvoja dhe njohuri, për ta minimizuar këtë aktivitet", tha Janev, ndër të tjera.
Ai theksoi se policia e Maqedonisë vazhdon të mbetet një partner i njohur, i besuar dhe i barabartë në përpjekjet për të forcuar sigurinë rajonale dhe evropiane, duke kontribuar në mënyrë aktive në krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm të bashkëpunimit që krijojnë mbrojtje dhe siguri të qëndrueshme.
Nikoqir i takimit ishte drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda, dhe në të morën pjesë edhe zëvendësdrejtoresha e Drejtorisë për Inteligjencë dhe Operacione Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe, Viki Pullen, drejtori i çërgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ushtrues i detyrës i drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Lazar Shçepanoviq, si dhe drejtues të lartë të forcave policore rajonale.
Pjesëmarrësit miratuan konludime dhe propozuan iniciativa të reja rajonale, modele të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe mekanizma operativë, me qëllim forcimin e mëtejshëm të gatishmërisë kolektive të vendeve të rajonit. Fokusi mbetet në parandalimin e krimit në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, zbulimin dhe shtypjen në kohë të rrjeteve kriminale, si dhe krijimin e një rajoni më elastik, më të sigurt dhe më të qëndrueshëm. ls/
Foto: MPB e Shqipërisë (prinskrin)