• e diel, 22 dhjetor 2024

Drejtori i AUV-së kërkon të miratohen ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve

Drejtori i AUV-së kërkon të miratohen ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve

Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Oliver Milanov, tha sot se do të insistojë në miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve dhe fokusi do të vendoset në ngritjen, kontrollin dhe regjistrimin e mbarështimit të qenve manarë, si një nga faktorët kryesorë për shfaqjen e qenve të pastrehë. Ai bëri të ditur se Agjencia ka regjistruar gjithsej 139.463 qen manarë.

Në Shkup sot mbahet panel diskutim "Angazhimi i komunitetit lokal në menaxhimin e popullatës së qenve të pastrehë”, i organizuar nga AUV, me mbështetjen e Ambasadës Austriake në vend. Siç tha Milanov, marrin pjesë disa institucione nga sektori joqeveritar në vend, përfaqësues joqeveritar nga Austria, si dhe praktikantë dhe profesorë eminentë.

Siç tha ai, për zgjidhjen e këtij problemi përveç AUV-së dhe komunave janë të përkushtuara edhe shoqatat veterinare, pronarët e qenve, inspektorët komunal.

Milanov informoi se Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka një bazë të dhënash, gjegjësisht një sistem identifikimi në të cilin regjistrohen të gjithë manarët dhe qentë manarë. Për momentin, theksoi ai, në vend janë regjistruar 139 mijë e 463 qen manarë.

"Sipas akteve ligjore dhe nënligjore japim miratim edhe për strehimore. Për momentin, në të gjithë vendin janë 29 strehimore të regjistruara dhe të miratuara. Qëllimi im përfundimtar është të mos kemi qen të pastrehë në rrugët tona", tha Milanov.

Lidhur me futjen e qenve nga fshati në qytet, Millanov ka sqaruar se janë në komunikim të përditshëm me MPB-në dhe ka pasur disa takime për futjen dhe eksportimin e paligjshëm të qenve si dhe transitin dhe transportin në të gjithë territorin e vendit.

Kryetari i Odës Veterinare, Zharko Mihajlovski, para fillimit të panelit deklaroi se mbështesin futjen e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve. sa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR