Drejtori Boban Utkovski reagoi ndaj kritikave të Gjykatës penale: Burgu në Shkup vepron sipas mundësive dhe kapaciteteve të tij
- Duke pasur parasysh numrin e automjeteve dhe numrin e reduktuar të të punësuarve në Policinë e Burgut, INP Burgu Shkup vepron dhe do të veprojë sipas mundësive dhe kapaciteteve të tij, thotë drejtori i burgut Boban Utkovski, pas reagimit të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për mbledhjet e shtyra për shkak të mosekzekutimit të të burgosurve.
- Post By Sara Ademi
- 14:49, 19 gusht, 2025
Shkup, 19 gusht 2025 (MIA) - Duke pasur parasysh numrin e automjeteve dhe numrin e reduktuar të të punësuarve në Policinë e Burgut, INP Burgu Shkup vepron dhe do të veprojë sipas mundësive dhe kapaciteteve të tij, thotë drejtori i burgut Boban Utkovski, pas reagimit të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për mbledhjet e shtyra për shkak të mosekzekutimit të të burgosurve.
Utkovski informon se më 18 gusht janë planifikuar 12 zbatime, nga të cilat 8 janë realizuar, ndërsa më 19 gusht nga 19 të planifikuara janë realizuar vetëm 16.
"Duke e marrë parasysh numrin e automjeteve dhe numrin e reduktuar të të punësuarve në Policinë e Burgut, INP Burgu Shkup vepron dhe do të veprojë sipas mundësive dhe kapaciteteve të tij duke e marrë parasysh atë që Burgu në Shkup kryen shoqërimin e personave në paraburgim dhe të dënuar përveç në Gjykatën Themelore Penale në Shkup te të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në të gjithë territorin e shtetit dhe atë në Gostivar, Tetovë, Kërçovë, Kumanovë, Veles, Shtip, Manastir, Ohër dhe Koçan", citon ai në kumtesë.
Paraprakisht, Gjykata Penale përmes kumtesës shprehu brengë serioze për shkak të shtyrjes së pothuajse të gjitha rasteve të paraburgimit në dy ditët e fundit, edhe pse palët ishin thirrur në kohë. Gjykata theksoi se mes debateve të shtyra ka lëndë nga Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion, për të cilët rrjedhin afate dhe kërkon veprim të menjëhershëm.
"Masa e paraburgimit është forma më e rëndë e kufizimit të lirisë, që synon të sigurojë praninë e të pandehurve në procedurat gjyqësore dhe nuk duhet të shndërrohet në dënim", qëndron në kumtesën e Gjykatës, e cila i dërgoi një kërkesë me shkrim drejtorit të burgut për të marrë masat e nevojshme.
Gjykata, në shprehjen e saj me shkrim drejtuar drejtorit, deklaron se kohët e fundit është vënë re se seancat dëgjimore ku të pandehurit paraqiten në gjykatë me thirrje në gjyq po zhvillohen pa vonesë, ndërsa seancat dëgjimore ku të pandehurit janë në paraburgim po shtyhen dhe shpreh pritjen se, pavarësisht arsyeve, kjo situatë nuk do të përsëritet. sa/
Foto: MIA