• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Drejtoresha e Drejtorisë Doganore dorëzoi dorëheqjen, Qeveria e pranoi

Drejtoresha e Drejtorisë Doganore dorëzoi dorëheqjen, Qeveria e pranoi

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Drejtoresha e Drejtorisë Doganore Sllavica Kutirov informoi për media se në seancën e sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e pranoi dorëheqjen e saj nga pozita e drejtorit të Drejtorisë doganore, e paraqitur për arsye personale, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të karrierës së saj profesionale në plan ndërkombëtar.

"Dëshiroj të falënderoj Qeverinë dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për mbështetjen e parezervë në dy vitet e fundit, e cila kontribuoi që Drejtoria Doganore të rritet në një nga institucionet kryesore profesionale dhe teknologjikisht të avancuara në vend.

Ajo i uron pasardhësit të saj punë të suksesshme dhe siç thotë ajo, rezultate edhe më të mira. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR