• e premte, 05 dhjetor 2025

Drejtorët e përgjithshëm të FSSH-së do të informojë për rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar

Drejtorët e përgjithshëm të FSSH-së do të informojë për rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar

Shkup, 3 korrik 2025 (MIA) - Drejtorët e përgjithshëm të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov sot do të mbajnë brifing me gazetarët, kushtuar retrospektivës së rezultateve të arritura dhe hapave reformuese gjatë vitit të kaluar nga emërimi i tyre në këtë funksion. 

Siç informojnë nga FSSH-ja, në fokus të brifingut do të jenë: ndryshimet kyçe sistematike në funksionimin e Fondit; qasja e përmirësuar dhe disponueshmëria e shërbimeve shëndetësore dhe terapisë inovative; rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë në menaxhimin e fondeve publike; rritja e buxheteve të institucioneve shëndetësore publike për vitin 2025, me qëllim përmirësimin e kapaciteteve dhe shërbimeve shëndetësore; si partneritetet strategjike dhe iniciativa digjitale në interes të të siguruarve.

Nga FSSH-ja theksojnë se ngjarja paraqet mundësi për mbikqyrje të plotë në rezultatet, proceset dhe vizionin për zhvillimin e mëtejshëm të Fondit si institucion kyç në sistemin shëndetësor. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR