• e hënë, 23 dhjetor 2024

Drejtorë të rinj në disa nga kapacitetet prodhuese termoenergjetike të SHA EMV

Drejtorë të rinj në disa nga kapacitetet prodhuese termoenergjetike të SHA EMV

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) - Këshilli drejtues i SHA EMV sot emëroi drejtorë të rinj në disa nga kapacitetet prodhuese termoenergjetike në kuadër të kompanisë. Drejtor i filialit REK Bitola është emëruar Toni Petrushevski, inxhinier i diplomuar i makinerisë, me përvojë pune paraprake në sektorin privat. U.d. drejtori i deritanishëm Ile Kostadinovski është emëruar ndihmës drejtor për punë juridike, kadrovike dhe të përgjithshme në REK Bitola. SHA EMV e falënderon për angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë periudhës së kaluar.

Siç informoi SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, drejtor i REK "Osllomej" është emëruar Sasho Vrencoski, ekonomist i diplomuar dhe kuadër i shquar profesional me përvojë shumëvjeçare të punës në kombinat. Në pozitën e drejtorit në Osllome është emëruar Agim Sadiku, ekonomist i diplomuar me përvojë pune në Drejtorinë për të ardhura publike.

U.d. drejtor i filialit TEC Negotinë është emëruar Aleksandar Gallapçev, inxhinier i diplomuar me prëvojë pune në termoelektranë. Boban Maksimovski, me studime të kryera akademike nga fusha e menaxhmentit do të jetë drejtues i shoqatës për prodhim të energjisë ngrohëse EMV. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR