• e martë, 26 nëntor 2024

Drejtorë të FSSH-së dhe drejtori i sektorit për kontroll u përgjigjën para komisionit anketues për Onkologjinë

Drejtorë të FSSH-së dhe drejtori i sektorit për kontroll u përgjigjën para komisionit anketues për Onkologjinë

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Drejtorë të përgjithshëm të Fondit për sigurim shëndetësor dhe drejtori i sektorit për kontroll, sonte u përgjigjën në pyetje të deputetëve në mbledhjen e Komisionit kuvendor anketues për skandalin në Klinikën për radioterapi dhe onkologji.

Faton Ahmeti, drejtor i përgjithshëm i Fondit për sigurim shëndetësor nga tetori i vitit 2020 deri në gusht të vitit 2023, deklaroi se Fondi është institucion i cili i definon buxhetet e institucioneve publike shëndetësore.

Sa i përket furnizimit të medikamenteve, siç tha ai, ajo është përgjegjësi e klinikës, institucionit që do të kryejë furnizimin me ato medikamente, për dallim nga Lista pozitive e medikamenteve, ai furnizim, siç shtoi, bëhet me marrjen e lejes paraprake nga Minsitria e Shëndetësisë dhe më pas nga Fondi për sigurim shëndetësor.

I pyetur se si është e mundur sipas dokumentacionit nga Enti shtetëror prë revizion "askund të mos ketë dokument të dakordimit nga Fondi, ndërsa tenderi të jetë znatuar", ai u prëgjigj se Klinika dakrodimet për furnizim të medikamenteve i ka marrë në kuadër të distancave të caktuara kohore.

Në periudhën derisa ka qenë drejtor i përgjithshëm i Fondit, ka pasur disa kontrolle në kuadër të Klinikës për radioterapi dhe onkologji.

Ahmeti tha se nuk kanë kompetenca të analizojnë deri në hollësinë e fundit, se si një medikament i jepet pacientit, doza apo sasia, dhe tha se kjo është në kompetenca të vetë Klinikës.

Ai theksoi se nuk ka pasur kurfarë presioni, as paramendim apo shfaqje të interesit nga veledrogeritë apo nga institucione dhe kështu me radhë.

Magdalena Filipovska Grashkovska, gjithashtu foli për kohën kur e ka kryer funksionin, fillimisht gjashtl muaj u.d. drejtoreshë, e më pas, siç sqaroi, është emëruar edhe drejtoreshë e përgjithshme.

I tërë dokumentacioni i është parashtruar edhe Prokurorisë publike dhe Komisionit anketues di dhe Entit shtetëror për revizion.

Në pajtim me Ligjin për sigurim shëndetësor, ajo tha se Fondi nuk është shërbim inspektues, nuk ka kompetenca të kryejë mbikëqyrje in spektuese, në përputhje me të, nuk ka kompetenca as të shqiptojë dënime të mandatit.

Filipovska Grashkovska gjithashtu tha se nuk ka pasur presione nga askush për cilën do temë.

Cvete Serafimovski, drejtor i sektorit për kotnroll në FSSHM, para anëtarëve të Komisionit anketues tha se konsideorn se është shumë me rëndësi të respektohet prezumimi i pafajësisë. Ai dëshiron të spastrohet i tërë dyshimi që është hedhur mbi Klinikën universitare për radiotrerapi dhe onkologji, në mënyrë që të shihet nëse është bazuar dyshimi apo jo, nëse ka përgjegjësi politike apo personale e kështu me radhë.

Ai informoi se edhe të afërm të tij janë mjekuar në Klinikën për radioterapi dhe onkologji, ndërsa tani është mjekuar edhe babai i bashkëshortes së tij nga kanceri i prostatës.

Me kërkesë të sektorit të kontrollit, siç tha duke u prëjgigjur në pyetje, kontrolli është kryer së bashku me sektorin prë farmaci dhe me sektorin prë financa, dakorduar me drejtorët e përgjithshëm të cilët gjithashtu kanë shprehur nevojën për kontroll të Onkologjisë, ndërkaq ishin konstatuar një sërë parregullsish.

Ai, mes tjerash, e numëroi edhe mungesën e evidencës së medikamenteve të dhëna, e më pas të kthyera në rast të ndryshimit të terapisë apo vdekjes së pacientit, doza të shkruara me dorë të terapisë së dhënë pa evidencë të datës dhe sasisë së dhënë të terapisë në raport të specialistit, faturim i dyfishtë i medikamentit me pako gjatë marrjes së terapisë nga i afërmi i personit në emër të personit i cili e pranon terapinë.

Serafimovski, sqaroi se beson që personi i cili është dashur ta pranojë terapinë do të kishte reaguar, nëse ajo ka përfunduar diku tjetër, sepse tek ai bëhet fjalë për terapi që do të thotë jetë.

Vendimi për formim të Komisionit anketues u soll më 20 shtator, pasi që pas akuzave në opinipon për keqpërdorim të medikamenteve në këtë klinikë, Prokuroria publike hapi procedurë parahetimore.

Akuzat për keqpërdorim të medikamenteve në klinikë, shkaktuan reagime në opinion dhe disa protesta. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR