• e enjte, 07 nëntor 2024

Dragi: Italia ka mbushur 80 për qind të kapacitetit të saj për ruajtjen e gazit

Dragi: Italia ka mbushur 80 për qind të kapacitetit të saj për ruajtjen e gazit
Milano, 24 gusht 2022 (MIA) – Kryeministri italian Mario Dragi tha sot se vendi i tij ka mbushur 80 për qind të kapacitetit për ruajtje të gazit natyror dhe është në rrugën e duhur për të mbushur 90 për qind deri në tetor. Në festivalin veror në Rimini, Dragi tha se duke gjetur burime të reja të furnizimit me gaz, nga Algjeria në Azerbajxhan, Italia e kishte ulur varësinë e saj nga gazi rus nga 40 për qind e vitit të kaluar në 20 për qind. Ai shtoi se deri në vjeshtën e vitit 2024, Italia mund të bëhet plotësisht e pavarur energjetike nga Rusia nëse instalon dy impiante të reja rigazinifikimi. “Qëllimi ynë për diversifikimin larg gazit rus ishte thelbësor për t'u ofruar qytetarëve dhe bizneseve siguri më të madhe në aspektin e stabilitetit të furnizimit, tha Dragi. Ai dha dorëheqjen muajin e kaluar pasi partitë kryesore të krahut të djathtë tërhoqën mbështetjen për qeverinë e tij, por do të qëndrojë në detyrë derisa të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 2 shtator. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR