• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Draft ligji për ndihmën amerikane për Ukrainën pritet të votohet gjatë kësaj jave

Draft ligji për ndihmën amerikane për Ukrainën pritet të votohet gjatë kësaj jave

Uashington, 16 prill 2024 (MIA) - Majk Xhonson, kryetar i Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan, gjatë kësaj jave do të thërrasë votim të veçantë për ndihmën e re për Izraelin dhe Ukrainën. Më parë draft- ligji parashikonte një votim të vetëm për këtë ndihmë ushtarake ndërkombëtare, por kjo ishte pengesë në harmonizimin e saj.

Vendimi i kryeparlamentarit për të votuar çështjen e ndihmës për Ukrainën rrit gjasat për të dalë nga udhëkryqi në të cilin u gjet Kongresi që nga tetori i vitit të kaluar, kur presidenti Xho Bajden kërkoi ndihmë urgjente për mbrojtjen e Kievit nga invazioni rus.

Ndihma për Izraelin, Ukrainën dhe Tajvanin do të ndahet në katër draft-ligje të veçanta "dhe kjo mund të ndodhë që në fillim të kësaj jave", deklaroi Xhonsoni mbrëmë. Kjo ndodhë pothuajse dy muaj pasi Senati votoi për projekt- ligjin fillestar që përfshinte tre vendet në një zgjidhje.

Duke pritur takim me kolegët republikanë, kryeparlamentari tha mbrëmë se dhoma e ulët do të shqyrtojë katër draft- ligje tre prej të cilave janë ndihmë për tre vendet dhe i katërti për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

"E dimë se bota po na sheh për të parë se si reagojmë. Njerëzit po shikojnë për atë nëse Amerika mund të mbrojë aleatët e saj, duke mbrojtur interesat e saj në mbarë botën. Dhe ne do ta bëjmë këtë", deklaroi ai.

Ndikimi i Xhonsonit mbi shumicën e thyer republikane është përforcuar më shumë duke iu falënderuar kandidatit republikan për president Donald Tramp i cili në një fjalimin e fundjavës në resortin e tij Mar-a-Lago në Palm biç të Floridës shprehu mbështetjen për idenë e spikerit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR