• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dr. Sofijanova: Deficiti i kuadrit në shëndetësi tashmë njihet nga autoritetet

Dr. Sofijanova: Deficiti i kuadrit në shëndetësi tashmë njihet nga autoritetet

Shkup, 4 qershor 2023 (MIA) - Në periudhën e kaluar deficiti i kuadrove edhe pse ishte cekur nga ana jonë, ndoshta nuk ishte njohur. Megjithatë pasi që një përqindje e madhe e kolegëve shkuan në pension, nevoja për kuadro të reja mendoj se tashmë njihet nga ana e autoriteteve shëndetësore, deklaroi sot kryetarja e Shoqatës së mjekëve pediatër, dr. Aspazia Sofijanova.

Ajo në konferencën e sotme pas rrumbullakësimit të Kongresit katërditor të mjekëve pediatër shfaqi shpresë se të rinjtë të cilët për momentin janë në specializim do të mbulojnë një pjesë të atij deficiti.

Dr. Sofijanova theksoi se mu ngjarjet e këtilla si Kongresi ofrojnë njohuri dhe do të kontribuojnë për transmetim të dashurisë së të rinjve drejt pediatrisë.

Sofijanova informoi se Kongresi ofroi diskutime në tema nga sfera e neurologjisë, neonatologjisë, nefrologjisë, çrregullimeve zhvillomore tak fëmijët, ndërkaq ishin të pranishëm edhe ekspertë të cilët folën për atë se çfarë sfida la Kovid-19. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR