• e diel, 13 tetor 2024

DPHM paralajmëron mot të paqëndrueshëm me reshje më të dendura

DPHM paralajmëron mot të paqëndrueshëm me reshje më të dendura

Shkup, 9 shtator 2024 (MIA) - Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike paralajmëron mot të paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe stuhi lokale.

Siç informojnë nga DPHM-ja, nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme, sot në orët e mbrëmjes duke filluar nga perëndimi do të ketë reshje shiu që do të përhapen kudo gjatë natës.

"Gjatë natës, në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar, qëndron në kumtesën nga DPHM-ja.

Në Shkup sot në orët e mbrëmjes, gjatë natës dhe nesër moti do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu. Në pjesë të luginës do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2), bubullima dhe erë të fortë.

"Në rast shkarkimesh elektrike rekomandohet kujdes më i madh, të mos qëndrohet në ambiente të hapura dhe nën pemë", thonë nga DPHM-ja.

Moti nesër do të jetë kryesisht i vranët dhe dukshëm më i freskët, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë stuhi, me reshje të forta të rrëmbyeshme (mbi 30 l/m2 në 24 orë), bubullima, erë të fortë (mbi 70 km/h) dhe kushte për paraqitje të breshërit. 

Të mërkurën do të ketë dukuri të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, si dhe stabilizim të përkohshëm të motit ditën e enjte.

Nën ndikimin e një mase të re ajrore me lagështi dhe të paqëndrueshme, të premten priten sërish reshje. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR