• e hënë, 08 korrik 2024

DPHM për nesër paralajmëron mot të ligë lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të breshërit

DPHM për nesër paralajmëron mot të ligë lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të breshërit

Shkup, 4 korrik 2023 (MIA) - Nën ndikim të masës ajrore të lagësht dhe jostabile moti nesër në disa vende do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, zbrazje të forta elektrike, erë të fortë dhe paraqitje të breshërit, paralajmërojnë nga DPHM.

Edhe në Luginën e Shkupit moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër me shi të rrëmbyeshëm intensiv, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të breshërit.

Ditën e enjte do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa të premten dhe në ditët e fundjavës do të fryjë erë e fortë përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore nga drejtimi verior (mbi 60 km/h). e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës ditore.

Në rast të shfaqjes së shkarkimeve elektrike nga DPHM rekomandojnë vigjilencë më të madhe, të mos qëndrojnë në ambiente të hapura dhe nën pemë të vetmuara. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR