• e premte, 05 dhjetor 2025

DPB Dibër privoi nga liria persona për dhunë në familje dhe posedim droge

DPB Dibër privoi nga liria persona për dhunë në familje dhe posedim droge

Dibër, 25 tetor 2025 (MIA) - Nëpunës policor nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Dibrës kanë privuar nga liria dy banorë të fshatit Otishan të Dibrës për shkak të dhunës në familje.

"Mbrëmë në orën 22:50 u privuan nga liria Z.F. (57) dhe L.F. (31). të dy nga fshati Otishan i Dibrës, duke vepruar në bazë të një paraqitjeje të mëparshme se kanë kryer vepër penale "dhunë në familje", informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme - Ohër.

Sipas tij, pasi zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të ngjarjes, ndaj tyre do të ngrihen akuza përkatëse.

Gjithashtu mbrëmë në orën 20:00, nëpunës policor nga DPB Dibër privuan nga liria I.V. (39) nga fshati Falishë, Tetovë, me vendbanim të përkohshëm në fshatin Rostushe, komuna e Mavrovës dhe Rostushes.

"I.V. u gjet në automjetin e tij "Opel" me targa të Tetovës, të parkuar në afërsi të fshatit Kosovrasti i Poshtëm të Dibrës, me një shiringë në dorë, pas së cilës u krye kontroll i automjetit dhe u gjet një shishe e mbushur me lëng dhe një substancë pluhuri e bardhë", tha Dimoski.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet akuza përkatëse. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR