DPA: Shumica e votuesve gjermanë janë për koalicion mes konservatorëve dhe SPD-së
- Koalicioni mes bllokut konservator CDU/CSU dhe socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD) është opsioni më i parapëlqyer pas zgjedhjeve të së dielës, sipas sondazhit të fundit transmetuar nga DPA.
- Post By Fami Bajrami
- 07:45, 24 shkurt, 2025

Berlin, 24 shkurt 2025 (MIA) - Koalicioni mes bllokut konservator CDU/CSU dhe socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD) është opsioni më i parapëlqyer pas zgjedhjeve të së dielës, sipas sondazhit të fundit transmetuar nga DPA.
Sipas një hulumtimi të kryer nga Instituti për kërkime të opinionit publik YouGov, 44 për qind e të anketuarve madje mbështesin "koalicionin e madh" të përbërë nga Unioni Kristiandemokrat (CDU) dhe Unioni Kristiansocial (CSU) me SPD-në.
Nga ana tjetër 25 për qind e votuesve preferojnë një koalicion të trefishtë që do të përfshinte të Gjelbrit, ndërsa 30 për qind mbështesin një koalicion që do të përfshinte Alternativën e ekstremit të djathtë (AfD) të Gjermanisë, pavarësisht se CDU/CSU refuzojnë çfarëdo bashkëpunimi me këtë parti.
Anketa e kryer me 1.001 votues me të drejtë vote që nga ora 21:15 (2015 sipas Griniçit), natën e zgjedhjeve është bërë përpara se të konstatohet ndarja përfundimtare e vendeve të deputetëve, thekson DPA.
Foto: DPA