• e diel, 22 dhjetor 2024

DPA: Sholci planifikon "së shpejti" të bisedojë me Putinin

DPA: Sholci planifikon

 Nirnberg, 10 qershor 2023 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Shoc  sot  deklaroi se ka për qëllim të mbajë kontakt me presidentin rus Vladimir Putin dhe "së shpejti" të bisedojë me të, transmeton DPA.

Sholci theksoise me Putinin për herë të fundit ka biseduar menjëherë pasi lideri i Kremilinit para 15 muajve ka dhënë urdhër të fillojë me invadimin mbi Ukrainën, shtoi agjencia gjermane. 

"Kam për qëllim ta bëj sërish së shpejti", tha kancelari gjerman sot  në Kongresin e 38-të të Kishës Protestante Gjermane, në qytetin jugor të Nirnbergut. 

 Parakusht për një "paqe të drejtë" është që Rusia t'i tërheqë trupat e saj, vazhdoi Sholci. “Kjo është ajo që duhet kuptuar”.

DPA-ja sqaron se derisa këtë e thoshte në opinion herë pas herë   dëgjoheshin thirrjet “negocio”. 

Sholci u përgjigj: "negocimi është mirë. Pyetja është: kush po negocion me kë dhe për çfarë negocion”. 

Sholci paraprakisht i theksoi parimet e qëndrimit të Berlinit ndaj luftës dhe tha se duhet të parandalohet përshkallëzimi i konfliktit. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR