• e premte, 05 dhjetor 2025

DPA: Negociatat ruso-ukrainase në Stamboll përfunduan pas një ore

DPA: Negociatat ruso-ukrainase në Stamboll përfunduan pas një ore

 Moskë, 23 korrik 2025 (MIA) - Negociuesit nga Moska dhe Kievi sot u takuan  për bisedime  në Turqi, në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tas, takimi në Pallatin Çiragan në Stamboll përfundoi në më pak se një orë. Rezultatet ende nuk dihen, raportoi DPA. 

Pritjet nuk ishin të larta, të dyja palët ndërluftuese përshkruan një përparim për një zgjidhje paqësore si të pamundur, pasi pozicionet e tyre janë shumë larg. 

 Lufta që filloi Rusia zgjat për më shumë se tre vjet.

 Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e paralajmëroi takimin në fillim të kësaj jave, por i zbuti pritjet. Ai tha se përparësia e Kievit është zgjerimi i shkëmbimit të të burgosurve dhe kthimi i fëmijëve të rrëmbyer nga Rusia nga territoret e pushtuara.

Moska dhe Kievi i vazhduan bisedimet e drejtpërdrejta në maj për herë të parë që nga viti 2022 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR