• e diel, 22 dhjetor 2024

Dorëheqja e drejtorit të përgjithshëm të SHA EMV Kovaçevski u shqyrtua në seancë qeveritare

Dorëheqja e drejtorit të përgjithshëm të SHA EMV Kovaçevski u shqyrtua në seancë qeveritare

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - Qeveria sot në seancë e ka shqyrtuar dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të Elektranave të Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevski dhe i rekomandoi Këshilit mbikëqyrës të ndërmarrjes ta konstatojë dorëheqjen.

Për drejtor të ri të përgjithshëm të SHA EMV është propozuar Vasko Stefanov, ndërsa për drejtoreshë të re për punë financiare, Marija Pejkova, e cila vjen në vendin e Dobrilla Stefanovës, e cila shkon në pension.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski javën e kaluar në konferencë për shtyp kumtoi se drejtori i përgjithshëm i SHA EMV ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale.

"Kovaçevski më informoi se për shkaqe personale jep dorëheqje nga funksioni drejtor i përgjithshëm i SHA EMV. Biseduam që vitin e kaluar, për shkak të obligimeve të shumta, dëshiron t'i përkushtohet familjes. Në mëngjes gojarisht deri te unë dha dorëheqje, do të miratohet në seancën e ardhshme të Qeverisë. Nga Qeveria do të rekomandohet drejtor i ri të zgjedhet Vasko Stefanov, menaxher në logjistikën teknike, me përvojë të madhe", tha kryeministri.

Drejtori i deritanishëm i përgjithshëm i SHA EMV, siç deklaroi vet në konferencë për shtyp, mbetet të punojë në kompani. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR