Donacion i pajisjeve mjekësore në Spitalin Gjinekologjik në Çair
- - Në Spitalin Gjinekologjik "Nëna Terezë" në Çair sot u realizua një donacion i pajisjeve medicinale. Nga Komuna Çair thonë se bëhet fjalë për diçka të çmueshme që do t'i përmirësojë kushtet për pacientet.
- Post By Fitore Curri
- 13:34, 14 maj, 2025
Shkup, 14 maj 2025 (MIA) - Në Spitalin Gjinekologjik "Nëna Terezë" në Çair sot u realizua një donacion i pajisjeve medicinale. Nga Komuna Çair thonë se bëhet fjalë për diçka të çmueshme që do t'i përmirësojë kushtet për pacientet.
"Donacioni përfshin 10 karrige laboratorike për marrjen e gjakut, të cilat do të shërbejnë në lehtësimin dhe efikasitetin e procedurave të përditshme mjekësore", bëhet e ditur në kumtesën e sotme të komunës Çair.
Në pranim dorëzimin e donacionit, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, drejtoresha e spitalit, Pranvera Izairi, drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi, si dhe deputetja Merita Koxhaxhiku.

Kryetari shprehu falënderim të veçantë për kompaninë "Marmaris" dhe përfaqësuesin e saj, Jusuf Aliu.
"Ky donacion përbën një shembull domethënës të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të rolit që sektori privat mund të ketë në forcimin e shërbimeve publike në shërbim të qytetarëve", theksohet në kumtesën e Komunës Çair. fc/
Foto: Komuna Çair