Dominim kenian në Maratonën e Shkupit, Kipllagat dhe Matebo më të shpejtë
- - Viktor Kipllagat nga Kenia fitoi sot në Maratonën e Shkupit, para bashkëkombësit të tij Çeriot Laban, përderisa i treti në këtë cak kaloi atleti maqedonas Dario Ivanovski.
- Post By Fitore Curri
- 11:37, 1 tetor, 2023

Shkup, 1 tetor 2023 (MIA) - Viktor Kipllagat nga Kenia fitoi sot në Maratonën e Shkupit, para bashkëkombësit të tij Çeriot Laban, përderisa i treti në këtë cak kaloi atleti maqedonas Dario Ivanovski.
Kipllagat në shtegun e gjatë 42 kilometra vrapoi në kohën prej 2:15:09 dhe në stil dominues e fitoi edicionin e 19-të të Maratonës së Shkupit.
I dyti në cak kaloi bashkëkombësi i tij Laban me kohë 2:16:03, përderisa vendin e tretë e fitoi rekorderi maqedonas në maratonë Dario Ivanovski me kohë 2:19:08.
Në konkurencën e femrave fitoi Rut Matebo nga Kenia me kohë 2:8,48. Në garën gjysmëmaratonë në gjatësi prej 21 kilometrave më të shpejtë ishin Adriana Pop Arsova në konkurencë të femrave dhe Ben Felton nga Britania e Madhe në konkurencë të meshkujve. fc/
Fotografia: MIA