• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Dombrovskis: Kievi deri në prill do të marrë gjashtë miliardë euro nga BE-ja

Dombrovskis: Kievi deri në prill do të marrë gjashtë miliardë euro nga BE-ja

Kiev, 8 mars 2024 (MIA) - Ukraina këtë muaj do ta marrë transhën e parë nga programi për mbështetje të vendit në shumë prej 4,6 miliardë euro, ndërsa transha e dytë në vlerë prej 1,5 miliardë euro do të miratohet në prill, deklaroi në Kiev, nënkryetari ekzekutiv i Komisionit evropian, Valdis Dombrovskis.

"Tashmë e finalizuam mekanizmin për mbështetje të Ukrainës, i cili quhet Mekëanizëm për Ukrainën... Transha e parë e kësaj ndihme në shumë prej 4,5 miliardë euro do të merret në mars, ndërsa më pas, në prill, do të merren 1,5 miliardë euro", tha Dombrovskis në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin ukrainas, Denis Shmigal.

Më 27 shkurt, Parlamenti evropian e mbështetë vendimin për fillim të mekanizmit për Ukrainën - instrument i cili parasheh mundësi që Ukraina të marrë ndihmë teknike nga BE-ja për gjithsej 50 miliardë euro në periudhën 2024-2027. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR