• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dogana sekuestroi produkte të brenduara, cigare dhe deviza

Dogana sekuestroi produkte të brenduara, cigare dhe deviza

Shkup, 22 gusht 2024 (MIA) - Inspektorët e doganës dhe nëpunësit e doganës gjatë ditëve të kaluara dhe dje kanë parandaluar disa tentativa për tregti të paligjshme të produkteve të brenduara, kontrabandë të cigareve dhe eksportimit ilegal të devizave.

"Është parandaluar tregti e paligjshme me produkte të falsifikuara me firma të markave të njohura të modës, ku në disa kontrolle janë sekuestruar gjithsej 10.618 copë, mes të cilave rroba dhe çanta "Lui Viton", "Armani", "Guçi" dhe orë "Roleks". Produktet janë konfiskuar, kundër autorëve janë paraqitur kallëzime kundërvajtëse, ndërsa është ngritur procedurë për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale", informojnë sot nga sot Drejtoria e doganave.

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë konfiskuar 37.200 copë cigare ose 186 pako cigare në katër pika. Të pyetur se nga janë blerë cigaret, personat kanë deklaruar se i kanë blerë në një frishop. Me këtë është penguar tentim për vënien në qarkullim të mallit të akcizës për të cilin është shmangur pagesë e taksës së importit në vlerë prej 319.177 denarë.

Është parandaluar edhe një tentativë për tërheqje të paligjshme të një sasie më të madhe të devizave ose saktë 18.450 euro dhe shtatë mijë dollarë shtesë të cilën një shtetas i Maqedonisë pa i deklaruar ka dashur t'i nxjerrë jashtë vendit përmes pikës kufitare Tabanoc.

Personi i cili me vete mbante gjithsej 20.450 euro dhe shtatë mijë dollarë, konform ligjit i janë kthyer dy mijë euro, ndërsa pjesa tjetër janë konfiskuar, informojnë nga Drejtoria e doganës, duke shtuar se kundër tij është ngritur padi për vepër penale kundërvajtje. rq/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR