• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dogana sekuestroi atlete, vegla dore dhe cigare

Dogana sekuestroi atlete, vegla dore dhe cigare

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Gjatë fundjavës së zgjatur dhe gjatë ditës së djeshme, doganierët parandaluan disa tentime për kontrabandim të 62 palë atleteve, 37 veglave dore, kaçavida, pesë copë mulli këndor, shtatë copë bateri me karikues, janë sekuestruar në hyrje të vendit në vendkalimin kufitar Tabanovc.

Drejtoria doganore kumtoi se malli i padeklaruar është gjetur në një automobil me targa të huaja. Në pyetjen e doganierit nëse ka diçka për të deklaruar, drejtuesi i automobilit ka deklaruar se ka vetëm sende personale, por gjatë kontrollit të automobilit në bagazh, në sediljet e pasme dhe poshtë tyre, janë gjetur mallra të padeklaruara në thasë najloni. Malli është ndaluar përkohësisht dhe ndaj personit është nisur procedim për kundërvajtje.

"Njëzet e gjashtë steka me cigare të zbuluara nga ekipet mobile doganore në hyrje të vendit në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në dy raste të veçanta. Në rastin e parë, në një kamion me targa të Maqedonisë janë zbuluar 12 steka cigare. Cigaret e padeklaruara janë gjetur në kabinën dhe pjesën e jashtme. Në rastin e dytë, 14 steka me cigare janë zbuluar gjithashtu në një automjet mallrash me targa të Maqedonisë, në kabinën e mjetit dhe pjesën anësore të mjetit!, theksohet në kumtesën.

Në të dy rastet malli është mbajtur, ndërsa ndaj drejtuesve të mjeteve është iniciuar procedurë kundërvajtëse.

 

 

"Njëmbëdhjetë steka me cigare të zbuluara nga doganierët në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në një automobil me targa të Maqedonisë i regjistruar për hyrje në vend. Cigaret e padeklaruara janë gjetur në bagazhin në pjesën e pasme të mjetit, në hapësirën rreth gomës rezervë si dhe në sediljen e pasme të mjetit. Cigaret janë ndalur përkohësisht, ndërsa kundër pasagjerit është iniciuar procedurë përkatëse", informojnë nga Drejtoria doganore. ls/

Foto: Drejtoria doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR