Dogana parandalon një tentativë për kontrabandë prej 6,4 kilogram argjend në VK Bogorodicë
- Në vendkalimin kufitar Bogorodicë një ekip mobil ka parandaluar tentimin për kontrabanndë të 6,4 kilogramëve argjend në vlerë prej 472 mijë denarë. Ndaj autorit do të ngrihet kallëzim penal për kryerjen e veprës penale të kontrabandës nga Kodi penal.
- Post By Fami Bajrami
- 12:46, 16 prill, 2025

Shkup, 16 prill 2025 (MIA)- Në vendkalimin kufitar Bogorodicë një ekip mobil ka parandaluar tentimin për kontrabanndë të 6,4 kilogramëve argjend në vlerë prej 472 mijë denarë. Ndaj autorit do të ngrihet kallëzim penal për kryerjen e veprës penale të kontrabandës nga Kodi penal.
Rasti është zbuluar nga ekipi mobil doganor që me hyrjen në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të një kamioni me mallra nga Turqia të destinuara për një kompani maqedonase, në hapësirat e fabrikës gjetën të padeklaruara 1944 bizhuteri argjendi me peshë 5,4 kilogramë dhe dy shufra argjendi me peshë prej një kilogrami. Gjithashtu, në kutinë e veglave nën shtratin e poshtëm dhe nën sediljen e shoferit, u gjetën 20 pako cigare, përfshirë Marlboro dhe Murati.
Përkatësisht, pas ngarkimit të mallit në Stamboll, autori ka pranuar që të marrë dy thasë me argjend dhe me një tarifë të caktuar t'i transportojë në Shkup. I ka fshehur në sirtarët e sediljes së pasagjerit dhe në sediljen e shoferit pas plastikës pranë elektronikës dhe është nisur drejt vendit tonë.
Rasti i ka kaluar Departamentit të Hetimeve në Sektorin e Kontrollit dhe Hetimeve për procedim të mëtejshëm.
Ekipet mobile doganore në dy raste parandaluan tentativën për të kontrabanduar 220 komplete mjete, përfshirë sharra dhe cirkularë.
Rasti i parë është zbuluar gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Kina, i dedikuar për importues nga Shkupi, i cili është deklaruar për doganim importues në njësinë doganore Gjevgjeli. Për shkak të dyshimit, në mallin është kryer kontroll, gjatë të cilit janë gjetur 192 komplete mjete dore dhe 40 sharrë elektrike me motor, të cilat nuk mbuloheshin nga dokumentet doganore.
Rasti i dytë është zbuluar në hyrje të vendit në vendkalimin kufitar Tabanoc gjatë kontrollit të autobusit që qarkullonte në linjë të rregullt nga Italia për në Maqedoni, ku në çantat e udhëtimit të njërit prej pasagjerëve janë gjetur rreth 28 vegla të përdorura dhe karikues.
Një shtetas i Maqedonisë ka tentuar të kontrabandojë në vend rreth 250 copë ikona përmes pikës kufitare Tabanoc. Këtë e ka penguar një ekip mobil doganor, i cili gjatë kontrollit të makinës në vende të ndryshme ka zbuluar ikonat e padeklaruara.
Doganierët nga njësia doganore Shkup 3 konfiskuan 5.475 kuti me mjete shkollore me marka të mbrojtura tregtare për shkak të dyshimit të arsyeshëm se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.
Foto: Drejtoria e doganës