• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dobrzhinski: Agjencia polake e lajmeve PAP me shumë gjasa është objektivi i një sulmi kibernetik rus

Dobrzhinski: Agjencia polake e lajmeve PAP me shumë gjasa është objektivi i një sulmi kibernetik rus

Varshavë, 31 maj 2024 (MIA) - Agjencia Shtetërore Polake e Lajmeve PAP sot me shumë gjasa është goditur nga një sulm kibernetik rus, deklaroi Jacek Dobrzhinski, zëdhënës i ministrit polak për koordinimin e shërbimeve speciale, pas artikullit të rremë në faqen e internetit të agjencisë për mobilizimin e ushtrisë polake për të luftuar në Ukrainë.

 Dobrzhinski në platformën "X" ka shkruar se Ministria e Digjitalizimit dhe Agjencia polake për siguri të brendshme kanë reaguar menjëherë për shkak të sulmeve të mundshme kibernetike ndaj PAP. 

 Mediat britanike e cituan shefin e kabinetit të kryeministrit polak, Jan Grabiec, për atë se shërbimet speciale polake po e hetojnë incidentin. 

 PAP, gjithashtu, njoftoi se po e heton incidentin, duke raportuar se sot në lajmet e agjencisë u shfaq dy herë një artikull i rremë, në të cilin thuhet se kryeministri polak Donald Tusku do të mobilizojë 200,000 njerëz për të luftuar në Ukrainë.

 PAP njoftoi se e kishte tërhequr të dyja herë artikullin e rremë.

Ambasada ruse në Varshavë njoftoi se nuk kishte njohuri për incidentin dhe nuk pranoi të komentonte më tej.

 Varshava ka akuzuar vazhdimisht Moskën se po përpiqet të destabilizojë Poloninë për rolin e saj në ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, një akuzë që zyrtarët rusë e kanë mohuar. qa

Foto: ENR

 

QËNDRONI TË LIDHUR