Do të reagojmë ashpër nëse sërish ka dukuri të padëshiruara me çmimet, paralajmëron Mickoski
- Kryeministri Hristian Mickoski thotë se përmes Inspektoratit kujdestar të tregut në baza ditore ndiqen çmimet e prodiukteve themelore dhe paralajmëron reagim të ashpër nëse, siç tha, konstatojnë se sërish ka paraqitje të padëshiruara.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:22, 3 janar, 2025
Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski thotë se përmes Inspektoratit kujdestar të tregut në baza ditore ndiqen çmimet e prodiukteve themelore dhe paralajmëron reagim të ashpër nëse, siç tha, konstatojnë se sërish ka paraqitje të padëshiruara.
Në përjgigje të pyetjes së gazetarëve, Mickoski sot tha se pret që tregtarët të vazhdojnë t'i ulin çmimet e produkteve, që paraprakisht i rritën në llogari të lirimit të produkteve të përfshira me aksionin "Shporta e fundvitit", pas pka Qeveria paralajmëroi se do t'i ngrijë çmimet.
"Duhet të intervenojmë dhe të tregojmë se sa jemi seriozë në qëllimin, nuk mundet që disa tregtarë, në kurriz të qytetarlve të relaizojnë përfitime ekstra shtesë. Ata i ulën çmimet para Vitit të Ri, diku 10, diku 15, diku edhe më shumë për qind. Pres që ky trend të vazhdojë edhe në ditët në vijim", deklaroi Mickoski.
Nëse dikush mendon se nuk e ndjekim tërë këtë, gënjehet, thotë kryeministri.
"Nëse i shohim përfitimet që i realizojnë zinxhirët tregtarë, do të konkludojmë se mes kompanive, thënë kushtimisht, më të sukseshme, 10, 15, 20, shohim zinxhirë të tillë tregtarë, ndërsa konjuktura e biznesit nuk ka ndryshuar, nuk është rritur në mënyrë dramatike konsumi as ndërkaq nuk ka ndonjë metodë inovative, por bëhet fjalë për rritje të çmimeve dhe kjo nuk është mirë. E ndjekim këtë në baza ditore përmes Inspektoratit shtetëror të tregut dhe do të reagojmë ashpër nëse sërish vërejmë se po ndodhin dukuri të padëshiruara", tha Mickoski, i cili mori pjesë në inaugurimin e sallës sportive në Radovish.
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, në brifingun e fundvitit me mediumet, informoi se ka vendim të gatshëm të përgatitur për ngrirje të çmimeve dhe nëse Inspektorati shtetëror i tregut gjatë kontrolleve konstaton keqpërdorim të çmimeve të produketeve themelore, menjëherë do të sillet vendim i Qeverisë për vendosje të një mase të tillë. ab/
Foto: Printskrin