• e premte, 05 dhjetor 2025

Do të ndërtohet poliklinikë e re në Butel, komuna sot shpall procedurën e tenderimit

Do të ndërtohet poliklinikë e re në Butel, komuna sot shpall procedurën e tenderimit

Shkup, 2 tetor 2025 (MIA) - Qytetarët kërkojnë një poliklinikë dhe Komuna e Butelit sot shpalli procedurën e tenderimit për ndërtimin e saj, bëri të ditur në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski. Poliklinika e re e Butelit do të ndërtohet në rrugën "Butelska", në vendin e ambulancës ekzistuese modulare. Do të ketë një kat përdhes dhe një kat sipër. I gjithë projekti do të kushtojë rreth 118 milionë denarë.

Ky është një nga projektet kapitale të paralajmëruara nga kryetari i komunës, Kostovski.

"Komuna e Butelit ka siguruar dokumentacion planifikues. Ne e miratuam PDU-në më 16 shkurt 2024. E miratuam unanimisht. Përcaktuam pullën për poliklinikën e re. Menjëherë pas kësaj, siguruam projekt në vlerë 3 milionë denarë. Dokumentacion i plotë projektues", tha Kostovski.

Ai shtoi se janë siguruar 117 milionë denarë, nga të cilët 90 për qind janë nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa 10 për qind nga Komuna e Butelit.

Kostovski tha se bëhet fjalë për poliklinikë moderne e cila do të mbulojë një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë. Procedura e tenderimit pritet të zgjasë rreth një muaj.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, theksoi se kjo poliklinikë është shembull i bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe lokale.

"Poliklinika e re do të ketë mjekësi të përgjithshme, ordinanca për pediatri, laborator biokimik, kabinet për radiologji, stomatologji, gjinekologji, psikiatri...", tha Aliu.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Kostovski deklaroi se pasi të përfundojë procedura e tenderimit dhe të zgjidhet një kompani, pritet që menjëherë të vendosen themelet e poliklinikës së re ose jo më vonë se dy muaj. Afati është 18 muaj sipas kushteve të përcaktuara për ndërtim.

"Është e rëndësishme të informohen qytetarët, sepse do të ndërtohet në ambulancën e vjetër, në atë modulare e cila është pranë komunës së Butelit, mjekët amë që për momentin punojnë atje, do të dislokohen në ndërtesën e ish Shtëpisë ‘25 Maji’. Këto janë kushte adekuate, ndërtesa ka edhe parkingun e vet. Derisa ndërtohet, ata do të jenë përkohësisht në atë ndërtesë", shpjegoi Kostovski.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR