• e hënë, 23 dhjetor 2024

Do të dëshmojmë se reformat në jurisprudencë janë të mundshme

Do të dëshmojmë se reformat në jurisprudencë janë të mundshme

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Qëndrojmë drejt para të gjitha sfidave dhe shpresojmë që me përpjekjet tona vetëmohuese dhe punën e palodhur të kemi sukses dhe të dëshmojmë se reformat në gjyqësor janë të mundshme dhe kështu do të rrisim besimin në gjyqësor, tha kryetarja e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Dameva, në urimin me rastin e 31 Marsit - Ditës së Jurisprudencës. 

"Detyra jonë është që të sigurojmë zbatim konsekuent të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtarisht, si dhe të sigurojmë sundimin e ligjit duke respektuar të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut", tha ajo.

"Më 31 mars të vitit 1945 u miratua Karta e KAÇKM-së për organizimin e gjykatave të rregullta popullore të Maqedonisë Federale dhe Vendimi i KAÇKM-së për krijimin e Gjykatës për gjykimin e veprave kundër nderit kombëtar të Maqedonisë. Karta themeloi 25 gjykata të qarkut, 3 gjykata të qarkut me seli në Shkup, Shtip dhe Manastir dhe një Gjykatë Supreme me seli në Shkup. Për këtë arsye, 31 marsi i vitit 1945 konsiderohet si dita e themelimit të gjykatave, gjegjësisht e vendosjes së themeleve të gjyqësorit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR