• e enjte, 04 dhjetor 2025

DMSH: Dhjetë zjarre aktive, më të vështirat për t'u shuar në "Jasen"

DMSH: Dhjetë zjarre aktive, më të vështirat për t'u shuar në

 Shkup, 17 gusht 2025 (MIA) - Gjatë ditës së sotme kemi 10 zjarre në hapësirë të hapur. Ende ëhtë aktiv zjarri në vendin e gjuetisë "Jasen", ndërsa një pjesë e zjarrit është aktivizuar në fshatin Jazhincë, Komuna Jegunoc. Dy zjarre aktive ka në territorin e Komunës së Likovës, në fshatrat Llojan dhe Sllupçan, ku veprojnë zjarrfikësit e Kumanovës. Ka një zjarr aktiv në komunën e Llozovës, ku ndërhyjnë zjarrfikësit e Velesit, tha drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellovi.

"Gjatë natës, nuk lejuam që zjarri në "Jasen" të kalojë një rrugë pyjore, gjë që do ta rrezikonte më tej fshatin Breznicë në anën e Shkupit. Falë ndërhyrjes së anëtarëve të Njësisë për Zbatim të Shpejtë (NJZSH), si dhe disa zjarrfikësve nga Makedonski Brodi dhe punonjësve të "Jasen"-it, kjo vijë zjarri u ndalua, duke vendosur kështu kontroll të plotë mbi njërën nga tre pjesët e këtij zjarri", tha Angellovi nga terreni.

 Ai informoi se një pjesë e zjarrit u aktivizua në atarin e fshatit Jazhincë, Komuna Jegunoc, dhe është nën kontroll të plotë.

 Angellovi u bëri thirrje qytetarëve, bujqve dhe blegtorëve të jenë shumë të kujdesshëm në periudhën e ardhshme.

 Foto: Printskrin ng videoja e DMSH

 

QËNDRONI TË LIDHUR