• e premte, 05 dhjetor 2025

DMSH: 352 persona e përfunduan trajnimin për zjarrëfikës, nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen për punë

DMSH: 352 persona e përfunduan trajnimin për zjarrëfikës, nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen për punë

Shkup, 7 gusht 2025 (MIA) - Gjithsej 352 kandidat e kanë përfunduar trajnimin dyditor teorik dhe praktik, i cili u zhvillua në koordinim me përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) dhe njësitë territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, ku u zhvillua trajnimi. Këta persona nesër do të nënshkruajnë kontratë për angazhim pune në kuadër të masës qeveritare nga plani operativ për vitin 2025, punë publike për mbrojtje dhe parandalim nga zjarret dhe përmirësim të mjedisit jetësor në nivel lokal (pyllëzim).

Siç informoi sot drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov, gjithsej 499 kandidatë u paraqitën në thirrjen publike të Qeverisë, ndërsa prej tyre në trajnim u paraqitën 364 kandidatë. 

"Pas përfundimit të trajnimit dyditor teorik dhe praktik, i realizuar në koordinim me përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe njësitë territoriale të zjarrfikësve të qytetit ku u zhvillua trajnimi, më tej do të vazhdojnë 352 persona, të cilët gjatë ditës së nesërme do të nënshkruajnë kontratë për angazhim pune për punë publike me Agjencinë për Punësim, ku si partnerë marrin pjesë edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe komuna përkatëse, e cila është pjesë e kësaj mase qeveritare. Një falënderim deri te Kryqi i Kuq, i cili u përfshi në mënyrë aktive në trajnimin e kandidatëve në të gjitha qytetet", deklaroi Angellov. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

- По завршената дводневна теоретска и практична обука изведена во координација со претставници на Дирекцијата за заштита и спасување како и територијалните противпожарни единици на градот каде што се одвиваше обуката, понатаму ќе продолжат 352 лица кои во текот на утрешниот ден ќе потпишат договор за работно ангажирање за јавни работи со Агенцијата за вработување, каде како партнер се јавуваат и Дирекцијата за заштита и спасување и соодветната општина, која е дел од оваа владина мерка. Благодарност до Црвениот крст кој активно се вклучи во обуката на кандидатите во сите градови, изјави Ангелов. мд/дма/

Фото: МИА архива 

QËNDRONI TË LIDHUR