• e premte, 05 dhjetor 2025

Djali i Ronaldinjos nënshkroi për Hall Sitin

Djali i Ronaldinjos nënshkroi për Hall Sitin

 Londër, 12 shtator 2025 (MIA) - Zhoao Mendesh de Asis Moreira, djali i legjendës braziliane të futbollit, Ronaldinjo, ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Hall Siti, njoftoi sot klubi anglez i Ligës Çempionship.

Njëzet vjeçari brazilian kaloi nëpër sistemin e të rinjve të Barcelonës përpara se t'i bashkohej Burnli në vitin 2024.

"Mendoj se është mirë të jesh në gjendje të luash stile të ndryshme futbolli. Në Brazil është një stil, në Spanjë është një tjetër, ndërsa në Angli është edhe më ndryshe, pra, kjo plotëson lojën tënde nëse ke luajtur në vende të ndryshme", porositi Mendesi në një deklaratë në faqen e internetit të klubit anglez të ligës së  dytë.

 Ish-lojtari i Barcelonës, Ronaldinjo, i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002 dhe Topin e Artë në vitin 2005, postoi një foto të Mendeshit në Instagram, ku djali i tij pozon me një fanellë të Hall Sitit, me mesazhin: "Paç fat në klubin dhe sfidën tënde të re, biri im".

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR