• e premte, 05 dhjetor 2025

Dizeli shtrenjtohet, çmimi i benzinave mbetet i njëjtë

Dizeli shtrenjtohet, çmimi i benzinave mbetet i njëjtë

Shkup, 15 maj 2025 (MIA) – EURODIZEL BS (D-E V) prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për dy denarë për një litër, ndërsa çmimi i karburanteve të tjera mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,23 për qind në krahasim me llogaritjen e mëparshme. 

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) është 66,5 denarë për një litër, EUROSUPER BS – 95 edhe më tutje do të shitet për 73,5, EUROSUPER BS – 98 për 75,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për djegie (EL-1) për 65 denarë. 

Me vendimin e KRRE për 1,079 denarë për kilogram rritet edhe dhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 36,529 denarë. 

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme shënojnë rritje te benzinat në mesatare për 3,705 për qind, te dizeli për 3,798, te vaji ekstra i lehtë për 3,483 dhe te mazuti për 3,238 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin sipas të cilit ishin formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,9891 për qind. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR