• e martë, 24 dhjetor 2024

Dizeli shtrejtohet për dy denarë, çmimi i i benzinave mbetet i njëjtë

Dizeli shtrejtohet për dy denarë, çmimi i i benzinave mbetet i njëjtë

Shkup, 3 gusht 2023 (MIA) - Karburanti dizel prej sonte në mesnatë shtrejtohet për dy denarë për një litër, ndërsa çmimi i benzinave mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,87 për qind. 

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) do të jetë 78,5 denarë për një litër, EUROSUPER BS -95 edhe më tutje do të shitet për 85,5 ndërsa EUROSUPER BS - 98 për 87,5 denarë për një litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rritet për 2,5 denarë për një litër dhe do të jetë 78 denarë. Me vendimin e KRRE-së për 1,489 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe tani do të shitet për 45,031 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë ulje te benzinat në mesatare për 0,323 për qind, përderisa te dizeli ka rritje për 4,575, te vaji ekstra i lehtë për 4,647 dhe te mazuti ka rritje për 3,754  për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin në bazë të të cilit ishin formuar çmimet me llogaritjen paraprake është më i lartë për 0,486 për qind. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR