• e martë, 05 nëntor 2024

Dizeli lirohet, benzinat shtrenjtohen

Dizeli lirohet, benzinat shtrenjtohen

Shkup, 3 prill 2023 (MIA) - Derivatet dizel prej sonte në mesnatë lirohen për gjysmë deri një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave rritet për po aq, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,29 për qind.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet për një denar, i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për gjysmë denari për litër, kështu që do të shiten për 72, përkatësisht për 71,5 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë, ndërkaq, i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për një, ndërsa i benzinës EUROSUPER BS-98 për gjysmë denari për litër. Prej sonte në mesnatë EUROSUPER BS-95 do të shitet për 83, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 85 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,652 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 39,391 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të[ naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen paraprake shënojnë rritje tek benzinat mesatarisht për 2,499 për qind, tek dizeli ka ulje për 1,683 për qind, tek vaji ekstra i lehtë ulje për 1,42 për qind, ndërsa tek mazuti ka rritje për 2,395 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin në krahaism mke përllogaritjen paraprake është më i ulët për 0,128 për qind. ab/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR