• e hënë, 23 dhjetor 2024

DiXhovani: Të krijojmë shoqëri pa diskriminim për secilin fëmijë

DiXhovani: Të krijojmë shoqëri pa diskriminim për secilin fëmijë

Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Të gjithë fëmijët kanë të drejtë për fëmijëri dinjitoze, respekt dhe vlerësim. Trajtimi jo i barabartë dhe diskriminimi i fëmijëve në bazë të statusit social të familjeve të tyre, aftësisë, prejardhjes etnike, gjuhës që e flasin, gjinisë, religjionit apo bazave të tjera, e pamundëson zhvillimin dhe përparimin e tyre, thotë në deklaratën me shkrim Patricia DiXhovani, përfaqësues e UNICEF-it për mbrojtje të fëmijëve nga diskriminimi.

Qasja drejt mundësive të barabarta dhe epilogu më i mirë i mundur, siç thekson DiXhovani, nuk do të thotë trajtim tjetër i të gjithë fëmijëve, disa fëmijëve dhe të rinjve u nevojitet mbështetje më e madhe apo ndërkaq mbështetje e ndryshme se sa të tjerëve në mënyrë që t'i tejkalojnë pengesat dhe vështirësitë.

Në pikëpamjet më të reja konkluduese për përparimin e Maqedonisë së Veriut në realizimin e të drejtave të njeriut, Komiteti për të drejtat e fëmijës e përshëndetë miratimin e ligjeve dhe strategjive për mbrojtje të fëmijëve nga diskriminimi.

Megjithatë, siç shton ajo, Komiteti gjithashtu shprehë shqetësim serioz lidhur me stereotipet dhe normat sociale për shkak të të cilave mbijeton diskriminimi ndaj fëmijëve, posaçërisht diskriminimi ndaj fëmijëve romë dhe fëmijëve me pengesa dhe e cekë rëndësinë e mosndarjes dhe lidhshmërisë së ndërsjelltë të të gjitha të drejtave të fëmijëve

Sipas DiXhovanit, mosndarja dhe lidhshmëria e ndërsjelltë e të gjitha të drejtave të fëmijëve do të thotë se nuk mund t'i zgjedhim të drejtat varësisht nga rrethanat dhe nevojat. Si për shembull, siç thekson ajo, punojmë në avancimin e pjesëmarrjes së fëmijëve, të ushqyerit adekuat apo arsimin cilësor, njëkohësisht duhet ta avancojmë inkluzivitetin dhe parimin e mosdiskriminimit.

Thekson se ekziston lidhshmëri e ndërlikuar mes varfërisë dhe diskriminimit dhe shton se diskriminimi kontribuon drejt varfërisë, ndërkaq për shkak të varfërisë disa njerëz mund të izolohen edhe të jenë të shenjuar social, që rezulton me diskriminim.

Ajo shton se fëmijët romë janë të përfaqësuar në mënyrë disproporcionale mes fëmijëve të cilët janë në rrezik nga varfëria. "Mbi 20 për qind e tyre janë të përjashtuar nga arsimi fillor në Maqedoni të Veriut. Gjithashtu, përfaqësimi i martesave të hershme në bashkësitë rome i ulë mundësitë për arsim, posaçërisht për vajzat. ka më shumë gjasa për martesa mes të miturve tek vajzat nga bashkësitë rome se sa tek vajzat e bashkësive të tjera, para së gjithash për shkak të varfërisë, marrëdhënieve mes gjinive, praktikave kulturologjike dhe sociale. Martesat e hershme mund ta rrisin edhe rrezikun nga shtatzania në adoleshencë", thotë DiXhovani.

Sipas saj, që të parandalohet bartja mes gjeneratave e pamundësisë dhe diskriminimit, duhet të punohet me intensitet më të madh në uljen e varfërisë fëmijërore. "Është e domsodoshme të avancohen shërbimet sociale dhe shërbimet për mbrojtje të fëmijëve, ndërsa kuadri në shërbimet sociale t'i përforcojë kapacitetet për identifikim  me kohë të fëmijëve në rrezik nga varfëria, dhuna dhe keqtrajtimi, dhe të përmirësohet sistemi për transfere sociale për fëmijët dhe familjet e tyre", shton DiXhovani.

Sipas saj, nuk mund të avancohet si shoqëri nëse parimi për mosdiskriminim dhe barazi nuk është sendërtuar në vizionin tonë prë të ardhmen.

Ajo thekson se programet e mira për prindërim, mbështetje të zhvillimit social dhe emocional të fëmijëve, nxitja e empatisë, ndarja dhe pranimi i dallimeve, si dhe parandalimi i maltretimit dhe dhunës, mund të kontribuojnë për krijim të gjeneratave të reja të cialt do ta matin suksesin e vet sipas shkallës së barazisë në shoqëri. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR