• e premte, 05 dhjetor 2025

Dita Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut në EKSPO 2025 në Osakë

Dita Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut në EKSPO 2025 në Osakë

Shkup, 1 maj 2025 (MIA) – Me tingujt e “Teshkoto”, ngjyrat e flamurit maqedonas dhe elementeve autentike të traditës dhe kulturës, sot solemnisht u shënua Dita Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të EKSPO 2025 që po mbahet në Osaka të Japonisë. 

Siç informon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, shteti ynë është prezantuar me pavijon i cili e simbolizon pasurinë e tij – vend me histori, kulturë dhe trashëgimi arkeologjike jashtëzakonisht të thellë, të vendosur në zemrën e Ballkanit.  

Në këtë ngjarje foli ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në cilësinë e shefit të delegacionit qeveritar, në përbërje të të cilit janë edhe ministrat e Kulturës dhe Çështjeve Evropiane, Zoran Lutkov dhe Orhan Murtezani, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev dhe shefi i Zyrës së kryetarit të Qeverisë, Vladimir Neloski. 

Në fjalimin e tij, ministri Mucunski shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë së Japonisë, qytetit Osaka, qytetarëve të Japonisë dhe organizatorëve të EKSPO "për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe për krijimin e kësaj platforme për të parashikuar të ardhmen e përbashkët nën moton: “Krijimi i shoqërisë së të ardhmes për jetët tona'”. 

“Mucunski theksoi se pavijoni maqedonas simbolizon pasurinë e vendit tonë - vend me histori dhe kulturë të thellë, me një trashëgimi të jashtëzakonshme arkeologjike dhe kulturore, i vendosur në zemër të Ballkanit. Një vend që njihet si ‘perla e Ballkanit’, falë bukurisë natyrore, traditës dhe thesarit të pasur kulturor. Vlera që e bëjnë vendin një destinacion tërheqës turistik dhe një perlë të vërtetë të Ballkanit. Ai u ndal edhe te mundësitë e investimit, zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe me Japoninë, mbështetja e vazhdueshme që vendi ynë merr nga partnerët japonezë, si dhe potenciali për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik midis dy vendeve”, njoftoi MPJTJ. fc/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

QËNDRONI TË LIDHUR