• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dita kombëtare e picës: Është ngadalësuar ritmi i rritjes së çmimit të picave në BE

Dita kombëtare e picës: Është ngadalësuar ritmi i rritjes së çmimit të picave në BE

Bruksel, 9 shkurt 2024 (MIA) - Në dhjetor të vitit 2023 çmimet e picave në BE ishin për 5,9 për qind më të larta se në të njëjtin muaj të një viti më parë, kur ky specialitet tradicional italian ishte për 15,9 për qind më i shtrenjtë në krahasim me muajin e fundit të vitit 2021, kumtoi sot Agjencia evropiane e statistikave - Eurostat me rastin e Ditës kombëtare të picës - 9 shkurt.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, picat vititn e kaluar në dhjetor më së shumti u shtrenjtuan në Hungari për 13,4 për qind, pasuar nga Luksemburgu, ku çmimet e këtij specialiteti u rritën për 11,3 për qind dhe Letonia për 10,6 për qind.

I vetmi vend në Union ku picat janë bërë më të lira në baza vjetore, me 0.9 për qind, është Holanda.

Para Holandës, në fund të listës janë Danimarka ku picat u rritën me vetëm 0.6 për qind dhe Belgjika me 1 për qind. ls/

Foto: Eurostat

 

QËNDRONI TË LIDHUR