• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dita e tretë që zjarrfikësit intervenojnë në zjarret në deponitë në Dëbërcë të Tetovës, Komuna e Zhelinës

Dita e tretë që zjarrfikësit intervenojnë në zjarret në deponitë në Dëbërcë të Tetovës, Komuna e Zhelinës

Tetovë, 11 shtator 2023 (MIA) - Njësiti territorial zjarrfikës Tetovë ka informuar se edhe sot kanë vazhduar me më shumë intervenime në zjarrin që ka shpërthyer në deponi të shtunën në fshatin Dëbërcë, Komuna e Zhelinës. Gjatë gjysmës së parë të turnit të parë, nga mëngjesi i sotëm disa herë janë dërguar zjarrfikës që të intevenojnë duke përdorur ujë nga kamionët me cisternë.

"Edhe sot për ditë të tretë punohet, çdo orë dëgojmë nga kamion, por duhet të gërrmohet dhe groposet mbeturina e djegur me rërë. Punojmë që të përfundojmë sot, mirëpo shkon vështirë sepse kemi nevojë për mekanizëm që të groposet mbeturina. Kryetari ishte këtu, kanë ardhur edhe nga drejtoritë shtetërore dhe kanë bërë procesverbale", informoi Avni Ahmeti, komandant i NJZT Tetovë.

Përveç Dëbërcës, sot zjarrfikësit e Tetovës kanë pasur thirrje për intervenim në zjarret në ambiente të jashtme edhe në fshatrat Leshnicë, Komuna e Zhelinës, Kamenjanë në Komunën e Bogovinës dhe Radiovcë në Komunën e Bërvenicës. Sipas komandantit, gjatë 24 orëve të kaluara, të dielën, përveç Dëbërcës, ka pasur edhe 19 zjarre të tjera në deponi më të vogla, në ambiente të jashtme dhe në pyje.

Komandant Ahmeti apelon sërish qytetarët që të mos ndezin zjarr në kallamishte dhe zona pikniku për të parandaluar zjarre të reja. mb/

Foto: Komuna e Zhelinës

QËNDRONI TË LIDHUR