• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Dita e kulturës në komunikacion, thirrje për sjellje të ligjshme, etike dhe tolerante

Dita e kulturës në komunikacion, thirrje për sjellje të ligjshme, etike dhe tolerante

Shkup, 11 maj 2023 (MIA) - Ta respektojmë secilin pjesëmarrës në komunikacion, të jemi të kujdesshëm, përgjegjës dhe tolerantë, dhe përmes shembullit individual të kontribuojmë për zhvillim të kulturës dhe sigurisë në komunikacion, bëjnë thirje nga Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë (KRSKRR) me rastin e "Ditës së kulturës në komunikacion".

Përndryshe, 11 maji në botë tradicionalisht shënohet si "Ditë e kulturës në komunikacion", ndërsa KRSKRR çdo ditë u bashkangjitet aktiviteteve për shënimin e kësaj dite të rëndësishme me qëllim të ngritjes së vetëdijes përtë gjithë pejsëmarrësit në komunikacion për sjellje të ligjshme, etike dhe tolerante, me çka do të arrihet siguri më e madhe në komunikacionin në rrugë.

Në atë drejtim është edhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucionet edukative-arsimore në realizimin e fushatave dhe aktiviteteve të shumta për ngritjen e kulturës në komunikacion në nivel më të lartë, me çka krijihen kushte për ndërtim të sistemit të vlerave shoqërore në të cilin siguria në komunikacion, kultura dhe etika në komunikacion do të marrin vend adekuat dhe të rëndësishëm.

KRSKRR edhe në të ardhmen do të vazhdojë të realizojë fushata peventive-edukative sepse niveli më i lartë i kulturës në komunikacion është parakusht themelor për komunikacion më të sigurt, përkatësisht për ulje të turmës në komunikacion, ulje të numrit të fatkeqësive në komunikacion dhe të pësuarve në të njejtat. ab/

Foto: KRSKRR

 

QËNDRONI TË LIDHUR