Dita e Kryengritjes popullore - 11 tetori ditë jopune për të gjithë qytetarët
- Dita e kryengritjes popullore - 11 tetori është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Dita e kryengritjes popullore - 11 tetori është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç kumtoi Ministria e politikës sociale, demografisë dhe rinisë, kjo festë është ditë jopune në pajtim me Ligjin e Festave të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 21/98 dhe 18/07).
Nga ministria resor ua urojnë festën të gjithë qytetarëve. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s