• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dita e Evropës solli në Ohër shkëlqimin e Ansamblit shqiptar të RMV-së

Dita e Evropës solli në Ohër shkëlqimin e Ansamblit shqiptar të RMV-së

Shkup, 10 maj 2023  (MIA) - Dje Ohri ishte nikoqir i konferencës së 50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, ku përpos punonjësve të sektorit të sigurisë nga Maqedoni e Veriut morën pjesë edhe drejtoritë e policive rajonale ndërkombëtare.

Ky aktivitet përkon me 9 Majin - Ditën e Evropës dhe me shënimin e 30 vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në organizatën më të madhe ndërkombëtare të sigurisë – INTERPOL.

Të pranishëm ishin kryeparlamentari Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe kryetari i INTERPOL-it Аhmed Naser Al – Raisi.

Në përmbylljen cermoniale të kësaj konference u organizua edhe një program i pasur kulturor-artistik, ku Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqipe i MV shkëlqeu me një performancë të zgjedhur, që la përshtypje të jashtëzakonshme tek publiku, sidomos tek mysafirët e huaj.

11

Përpos Ansamblit Shqiptar, me disa pika artistike u paraqit edhe Ansambli maqedonas “Tanec” nga Shkupi.

Mbresat që u krijuan në publik lidhen me paraqitjen dinjitoze të trupës artistike të Ansamblit shqiptar, ku shquhej vallja karakteristike e përpunuar e Kërçovës dhe "Malësorja" si dhe këndimi i dy solistëve Salajdin Miftari e Jetmir Rexhepi.

Kolorit ynë autentik muzikor, loja elegante e valltarëve dhe dramaciteti i vet valleve, përbënin mizanskenat më pikante që bënë për vete publikun ndërkombëtar, i cili nuk i kurseu edhe duratroktitjet frenetike.

Ansambli shqiptar tash më ka krijuar identitetin e vet artistik e profesional, kurse paraqitja e mbrëmshme në Ohër konfirmoi arritjet e deritanishme që me dinjitetet përfaqësojnë vlerat tona edhe në ngjarje me karakter ndërkombëtar, siç ishte organizimi i konferencës së 50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it në Ohër.

Foto: Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqipe i RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR